Në kuadër të bashkëpunimit me Projektin e Binjakëzimit, komponenti i I – Rishikimi i Programit Mësimor të Formimit Fillestar – po zhvillohet në shkollë aktiviteti i trajnimit të trajnerëve dhe pedagogëve në lidhje me metodologjinë e rishikimit të programit mësimor. Aktiviteti zhvillohet në bashkëpunim me ekspertët nga Qendra e Studimeve Gjyqësore të Hollandës, Znj. Anne Tahapary, Znj. Floor Boekhorst dhe Znj. Inge Van Calker.
Në aktivitet do të realizohet rishikimi i moduleve individuale përsa i takon punës bazuar tek kompetencat dhe përçimi i tyre në mësimdhënien praktike në program. Njëkohësisht, gjatë aktivitetit do të formulohen objektivat më të rëndësishëm për modulet përkatëse dhe sesa kohë duhet për komponentët individualë të programit.
Në ditët vijuese të trajnimit, do të zgjidhen metodat e mësimdhënies që i japin trajnerit njohuri për nivelin e kompetencës së kandidatëve, si më të përshtatshme për trajnimin e orientuar drejt praktikës. Në përfundim do të arrihet në një strukturë të dakordesuar të kursit mësimor përkatës.